Site icon PORTALB

Zëvendësministri Makraduli në mbledhje të Grupit aksionar për klimë në Vjenë

Jani Makraduli

Jani Makraduli

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli sot do të qëndrojë në Vjenë, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit aksionar të klimës.

Në takimin, siç kumtojnë nga Ministria Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të  do të diskutohet për mënyrat më të mira për zhvillim, ndarje dhe monitorim të paketave të integruara energjetike klimatike; për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përforcimin e kapaciteteve brenda dhe ndërmjet ministrive përgjegjëse për energjetikë dhe ndryshimet klimatike si dhe për zhvillimin bashkëpunimit rajonal në vigjilie të Konferencës së palëve për klimën (COP23, Bon, nëntor 2017 ) lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.

Grupi aksionar i klimës është formuar në Këshillin e parë ministror joformal që u mbajt më 9-10 qershor 2017 në Austri.

Exit mobile version