Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite në pjesët perëndimore janë të mundura reshje afatshkurtra e shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 17 deri 28 gradë.
UV vlera do të arrijë 6.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 26 gradë Celius.
Nga e mërkura pason periudhë e motit stabil me mëngjese të freskëta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale. Përjashtim është e shtuna kur do të ketë kushte për reshje lokale.