Murali i vendosur në Sheshin Skenderbej të Shkupit i cili u përurua javë më parë ka pësuar dëmtime si pasojë e hedhjes së ngjyrës nga qytetarë të papërgjegjshëm. Siç njoftuan për Portalb.mk nga Komuna e Çairit, realizuese e këtij sheshi, kjo nuk është e vetmja parregullsi, sepse gjatë ditës së djeshme janë parë edhe vetura të parkuara para këtij murali.
Ai shtoi se rasti i tillë të mos përdoret për çështje ndëretnike, sepse nuk përjashtohet mundësia që dëmtimi të jetë bërë nga vetë shqiptarët.
I pyetur se pse është lejuar ky dëmtim dhe a sigurohet ky shesh për të shmangur këto lloj incidente edhe në të ardhmen, Alla sqaroi “ka sigurim të vendosur dhe dje kanë qenë në punë, nuk e di se si ka ndodhur kjo. Do të vlerësojmë tërë situatën dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme”, tha ai.
Përndryshe, sot në mëngjes është parë se si është hedhur ngjyrë në muralin e vendosur në Sheshin Skenderbej të Shkupit ku ndër të tjerash, në të është e vendosur edhe figura e Nënës Terezë, mbi të cilën është bërë dëmi.