Site icon PORTALB

Verratti: Kam vuajtur prej Iscos, as Messi nuk i afrohet atij niveli

Marco Verrati

Spanja ka triumfuar edhe në një ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”. Spanjollët fituan para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu kundër Italisë me rezultat prej 3-0.

Protagonist kryesor në këtë takim ishte mesfushori i Real Madridit, Isco i cili shënoi dy gola për vendasit. E këtë paraqitje e ka lavdëruar edhe mesfushori italian, Marco Verratti, i cili e ka mahnit me paraqitjen.

“Unë kam vuajtur shume nga Isco, u trondita nga performanca. As edhe Messi nuk i afrohet atij niveli”, tha pas ndeshjes Verrati.

Ndryshe, Spanja kryeson grupin me 19 pikë, tre më tepër se Italia, përkatësisht shtatë më tepër se Shqipëria. /Telegrafi/

Exit mobile version