Site icon PORTALB

Serbi: Tre vetë të arrestuar pasi vetura e tyre u ndesh në automjetin e Vuçiqit

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Policia e Serbisë i ka arrestuar tre vetë, pasi vetura e tyre e ka qëlluar automobilin me të cilin udhëtonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Zoti Stefanoviq i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, se automobili i tipit Bentley e kishte goditur makinën e Vuçiqit në një lagje në Beograd, dje në mëngjes.

Raprotohet se zoti Vuçiq i ka shpëtuar i paprekur kësaj ndeshjeje.

Ministri Stefanoviq tha se nuk ka indikacione ose dëshmi se cak i këtyre personave ishte presidenti Vuçiq.

E përditshmja beogradase, Politika, ka raportuar setëtre personat e arrestuar punonin si rojtarë në një diskotekë në Beograd dhe se kishin të kaluar kriminale.

Në tetor të vitit 2016, zoti Vuçiq atëherë kryeministër i Serbisë, ishte larguar në një “lokacion të sigurt”, pasi policia kishte zbuluar një bunker me armatim afër shtëpisë së tij familjare në periferi të Beogradit.

Në atë kohë, autoritetet patën vlerësuar se kjo ishte “përgatitije për atentat”, por gjatë hetimeve nuk janë gjetur dëshmi për këtë vlerësim.

Exit mobile version