Site icon PORTALB

Kroacia në shkolla vendos vakte falas me fruta, perime dhe produkte të qumështit

Fruta Perime

Fruta dhe Perime

Për shkak të ngritjes së vetëdijes për ushqim të shëndetshëm si dhe rritjen e konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta, qumështit dhe produkteve të qumështit, Kroacia prej këtij viti filloi me vendosjen e vakteve falas, transmeton MIA.

Për zbatimin e projektit për një vakt plotësues me fruta dhe perime të freskëta, qumësht dhe produkte të qumështit janë siguruar tre milionë euro. Çdo shkollë e cila dëshiron të marrë pjesë në projekt vetë i kërkon furnizuesit të cilët do të sigurojnë fruta dhe perime (100 – 150 gramë për një fëmijë në javë) dhe qumësht, jogurt dhe të tjera (0,15 -0,25 L. për një fëmijë në javë).

Frutat dhe perimet do të dërgohen të paktën një herë në javë si edhe qumështi dhe produktet e qumështit.
Vakte me fruta dhe perime falas do të marrin nxënësit prej të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa qumësht dhe produkte të qumështit – nxënësit e shkollave fillore prej klasës së parë deri në klasën e katërt.

Ministria e Bujqësisë e Kroacisë thekson se shkollave do t’u dorëzohen, mandarina, mollë, dardha, kajsi, pjeshkë, qershi, domate, karota, qumësht i pasterizuar, jogurt, kos dhe llojet të tjera të qumështit të fermentuar.
Për projektin tani për tani janë paraqitur 1.119 shkolla dhe 87 furnizues.

Exit mobile version