Presidenti, Donald Tramp, do ta emërojë ish-zëdhënësin e misionit të SHBA-së në KB, Riçard Grinel për ambasador amerikan në Gjermani, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Grinel ishte zëdhënës i misionit të SHBA-së në KB prej vitit 2001 deri në vitin 2008, gjatë drejtimit të presidentit Xhorxh Bush. Për momentin ai është komentator i jashtëm politik i televizionit “Foks njuz”.
Kandidatura e Grinelit duhet të miratohet nga Senati dhe nëse ndodh kjo ai do të jetë ambasadori i parë i SHBA-së prej komunitetit LGBT në mandatin e deritanishëm të Donald Trampit.