Site icon PORTALB

Prodhohet vaksinë e cila shëron varësinë nga heroina

Ilustrim

Grupi ndërkombëtar i hulumtuesve kanë zhvilluar një vaksinë, e cila e pengon varësinë nga heroina me bllokimin e veprimit narkotik të kësaj droge.

Me fjalë të tjera, vaksina pengon që shfrytëzuesit të ndjejnë çfarëdo varësie, me çka e humbin kuptimin e shfrytëzimit të heroinës.

Sipas paralajmërimeve, vaksina do të mund të veprojë disa javë, ndërsa formula më e mirë e cila e bllokon veprimin narkotik do ta eliminojë krizën abstinenciale në periudhë prej tetë muajve.

Vaksina do të duhet të merret në çdo tre muaj.

Shkencëtarët madje vlerësojnë se vaksina po ashtu mundet në mënyrë efikase t’i mbrojë përdoruesit e heroinës nga mbidozimi.

Vaksina tani për tani me sukses është testuar në majmunë dhe minj, ndërsa planifikohen edhe testime në njerëz

Exit mobile version