Site icon PORTALB

Nuk ka më pagesë për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Kadastër

Agjencia për Kadastër

Agjencia për Kadastër

Pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes prej sot nuk do të paguajnë kompensim.

Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase.

Nga Kadastra është paralajmëruar edhe zvogëlimi në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave të Agjencisë për kadastër, si dhe të kompensimit të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të disa të drejtave të caktuara.

Exit mobile version