Site icon PORTALB

Ish-ministri i Drejtësisë Bexheti, kandidat i BDI-në në Saraj?

Blerim Bexheti

Blerim Bexheti

Ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, do të jetë kandidat i BDI-në në Saraj, për zgjedhjet lokale, shkruajnë një pjesë e mediave shqipe të Maqedonisë.

Ky vendim është marrë mbrëmë nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas konsultimeve që realizoi me Kryetarët e Këshillave vendorë të Sarajit në selinë e BDI-së në Tetovë, ku propozimi që Blerim Bexheti, të jetë kandidatë i BDI-së në Saraj është mbështetur unanimisht.

Në lidhje me këtë Blerim Bexheti tha se “ende nuk është përfundimtare kjo ngaqë janë konsultime të brendshme partiake. Për më sigurt do të njoftoheni nëpërmjet BDI-së”, tha ai.

Exit mobile version