Site icon PORTALB

Shuhen zjarret afër Zajazit

Ilustrim

Zjarret që u regjistruan dje në komunën Zajaz janë shuar, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Siç theksojnë njëri zjarr është regjistruar mes fshatit Zajaz dhe fshatit Strogomishtë e Epërme, në të cilin janë djegur 2 hektarë pyje me pisha dhe dushk. Në zjarrin e dytë tek vendi i quajtur Xhuma në atarin e fshatit Zajaz është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarëve bar, kaçube dhe dushk.

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në vendngjarje kanë qenë edhe gjithsej 31 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, TPPE, Pyjet e Maqedonisë dhe popullata lokale.

Exit mobile version