Site icon PORTALB

Të punësuarit në Televizionin Nova tanimë tre muaj nuk kanë marrë rrogë

Tv Nova

Tv Nova

Disa gazetarë të Televizionit Nova të cilët insistojnë të mbeten anonim, ankohen se të punësuarit tashmë 3 muaj nuk kanë marrë rrogë, shkruan Fokus.mk, njofton Portalb.mk.

Në një përpjeke për ta konfirmuar informatën, Fokus dje hyri në kontakt me kryeredaktoren e Televizionit, Biljana Trendafillova e cila u lut që ta kërkojnë më vonë, por më vonë nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

Ndryshe, televizioni është në pronësi të kompanisë ndërtimore “Transmet”, e cila ëshë në pronësi të familjes së Koçanit.

Njëri nga vëllezërit e familjes Koçani- Sead Koçani është i dyshuar dhe i akuzuar në “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

Sipas PSP-së, Koçan e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në vitin 2012, kur si menaxhues i “Transmetit” me dokumente të rrejshme ka marrë tender nga ELEM-i në vlerë prej 17-të milionë euro.

Prej kur ndodhi ky rast, Sead Koçan doli nga pronësia e “Transmet”, e cila është në hap që të marrë edhe një tender nga ELEM për gërryerje të qymyrit për nevojat e TEC Manasitr.

Bashkëshortja e tij, Asmira Koçan, ishte menaxhere e Televizionit Nova, por edhe ajo kohës së fundit e lëshoi këtë funksion.

Exit mobile version