Site icon PORTALB

Shqipëri, gjendet i mbytur roja i një lokali në plazh

Një 60-vjeçar, rojë i një prej lokaleve në plazhin e Bunecit, është gjetur i mbytur mëngjesin e kësaj të enjte, shkruan Top Channel.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 09.50. Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Exit mobile version