Site icon PORTALB

Lëvizja BESA realizoi takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian

Lëvizja BESA në takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian

Lëvizja BESA në takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian

Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, si dhe Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të BESËS, kanë realizuar takim me Eviola Prifti, anëtare e Komisionit Evropian, Gerrard Quille, anëtar i Parlamentit Evropian, dhe Jorgen Sill nga Partia Social Demokrate në Parlamentin Evropian.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar për zgjedhjet e ardhme lokale të 15  Tetorit, me ç’rast përfaqësuesit e Lëvizjes BESA kanë bërë të ditur se do të jenë të angazhuar maksimalisht që zgjedhjet të jenë fer, të lira dhe demokratike, ndërsa kanë shtuar se sërish përgjegjëisa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor bie mbi Qeverinë aktuale. Gjithashtu u bisedua edhe për funksionimin e Parlamentit. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të tilla miqësore të ketë edhe në të ardhmen.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Exit mobile version