Kompanitë amerikane të sigurisë do të angazhojnë flotë të droneve komerciale për vlerësim të dëmit të shkaktuar nga uragani Harvi.
“Harvi është mundësi të shihet dronet e kujt mund ta bëjnë këtë, e të kujt janë vetëm lodra”, deklaroi Xhorxh Metju, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Kespri”, e cila prodhon fluturake pa pilot në Kaliforni.
Sipas tij uragani Harvi është moment i rëndësishëm për këtë industri e cila gjithnjë e më shumë është e involvuar deri te përpjekjet për tejkalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore.
Harvi është stuhia më e madhe e cila me leje të të Agjencisë federale amerikane të aviacionit dronet përdoren për bërjen e incizimeve, inspektim të objekteve dhe aktiviteteve të tjera komerciale.
Agjencia federale e aviacionit deri tani ka regjistruar më shumë se 770.000 drone në hapësirën ajrore amerikane