Site icon PORTALB

MPJ: Takim i Komitetit të përbashkët drejtues për Kornizën për bashkëpunim zhvillimor me KB-në

Komiteti i përbashkët drejtues për Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm: Strategjia e KB-së për vitin 2016-2020, që paraqet kornizë programore strategjike e cila e përfshin kontributin kolektiv të sistemit të KB-së për realizimin e prioriteteve zhvillimore kombëtare sot mbajti takimin e dytë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Siç informojnë nga MPJ, me këtë trup bashkëkryesuesi ministri Nikolla Dimitrov dhe koordinatori rezident i KB-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në këtë trup anëtarë janë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki.

Roli i Komiteti të përbashkët drejtues është ta udhëheqë dhe mbikëqyrë procesin e përgatitjes dhe implementimit të Strategjisë.

Në takim, thuhet në kumtesë, janë diskutuar aktivitete e realizuara në vitin 2016 dhe planet për vitin 2017 dhe 2018 të cilat janë grupuar në pesë fusha prioritare punësimi, qeverisja e mirë, inkluzioni social, mjedisi i qëndrueshëm jetësor dhe  barazia gjinore. Aktivitetet i adresojnë sfidat zhvillimore vijuese të vendit që ngushtë janë të lidhura dhe të strukturuara rreth procesit eurointegrues dhe të lidhura me Qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Exit mobile version