Site icon PORTALB

Zjarr në Zajaz, angazhohen aeroplanë të DMSH-së

Ilustrim

Në territorin e komunës së Zajazit aktiv është zjarr në një terren vështirë të qasshëm, ndërsa për shuarjen e tij janë angazhuar aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), kumtoi pasdite DMSH-ja.

Siç kumtohet, DMSH-ja është në gjendje të vigjilencës së rritur.

“Të punësuarit në sektoret rajonale e ndjekin gjendjen në tërë territorin e shtetit dhe janë të gatshme në çdo moment nëse ka nevojë të angazhojnë ekipe për përgjigje të shpejtë për shuarjen e zjarreve në vend të hapur”, njofton DMSH-ja.

Exit mobile version