Site icon PORTALB

Presidenti i Liverpoolit i jep dritën jeshile largimit të Coutinhos

Sipas Yahoo, Barcelona vazhdon të tentojë për nënshkrimin e Coutinhos dhe mesfushori i Liverpulit tashmë e di se ai do të lejohet të shkojë tek katalanasit para se merkatoja të mbyllet.

Pronarët e Liverpoolit i kanë thënë brazilianit se do ta pranojnë kërkesën e tij për ti Lënë dhe Barcelona do të duhet të paguajë 160 milionë euro. Kjo do ta bëjë atë lojtarin e tyre më të shtrenjtë, duke mposhtur dhe Dembelen, përcjell Albeu.com.

Në orët e fundit Liverpooli ka treguar më shumë fleksibilitet dhe gatishmëri për të negociuar sesa më parë gjatë verës kur ata kanë refuzuar për të diskututuar të ardhmen e Coutinhos.

Exit mobile version