Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me diel ndërsa do të ketë disa periudha të freskëta. Në disa vende mund të bjerë shi. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 6.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 31 gradë Celsius.
Nga e enjtja sërish vijon mot stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës.
Ditë të mbarë!