Site icon PORTALB

Drejtoria e Doganave do të fitojë donacion në pajisje përmes Programit EXBS

Dogana e Maqedonisë

Dogana e Maqedonisë

Drejtoria e Doganave sot nënshkroi marrëveshje me të cilën përmes Programit për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare të Ambasadës të SHBA-së të fitojë donacion në pajisje në vlerë prej 55.847 dollarë amerikanë.

Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasoski dhe këshilltari rajonal për Programin për kontroll të eksportit dhe sigurinë kufitare, Xhorxh R. Kllark.

Pajisjet janë dedikuar për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm me mallra, ndërsa përbëhet prej dy video sistemeve inspektuese për kryerje të kontrollit, katër komplete të pajisjeve për matjen e dendësisë, pesë komplete të pajisjeve bazë për kryerjen e inspektimit dhe pesë pejxherë për detektimin e rrezatimit.

“Këto pajisje, që nëpunësit e doganës do ta shfrytëzojnë në punën e tyre të përditshëm, do të kontribuojë për luftë më e efikase dhe efektive kundër krimit kufitar dhe për arritje të rezultateve më të mira në zbulimin dhe parandalimin e tregtisë të palejuar dhe mbrojtjen e kufijve”, thuhet nga Drejtoria e Doganave.

Prej atje informojnë se në takimin mes drejtorit Tanasoski dhe këshilltarit rajonal të Programit është shqyrtuar bashkëpunimi i deritanishëm mes Ambasadës të SHBA-së dhe Drejtorisë së Doganave në suaza të Programit për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare të vendosur nga vitit 2004. 

Exit mobile version