Site icon PORTALB

Këngëtares së njohur i vjedhin profilin, fansat shokohen nga fotot e postuara

Instagram

Janë të shumtë personazhet e njohur të cilët kanë rënë viktimë e hakerave. E fundit që ka pasur probleme me profilin e Instagramit është këngëtarja e njohur Selena Gomez, e cila është ndër personazhet që ka më shumë fansa në profilet sociale. Aktualisht, këngëtarja ka 125 milionë ndjekës

Sapo profili i saj është hakuar, fansat janë tronditur nga fotot nudo të  ish të dashurit të Gomez, Justin Bieber, shoqëruar me një diçiturë vulgare. Postimet janë bërë të hënën në mbrëmje dhe sipas TMZ, janë postuar gjithsej tri foto të Biber të bëra nga paparacë.

Por situata është marrë menjëherë në kontroll. Këngëtarja ka çaktivizuar profilin pas fotove të postuara dhe disa orë më vonë profili është hapur sërish.

Selena duhet të mendojë për një password të ri tani.

Exit mobile version