Site icon PORTALB

Është sulmuar një nëpunës policor në SP Bit Pazar

MPB

MPB

Njëzetvjeçari D.N, i cili është mbajtur në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor duke e qëlluar me grushta në pjesën e barkut dhe kokës.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ai më pas ka dashur t’ia marrë armën tij. Në atë moment nëpunësi tjetër policorë ka tentuar ta largojë D.N me ç’rast me të dy duart e ka shtyrë prapa pas çka nëpunësi policorë është rrëzuar edhe me kokë është përplasur në mur.

Pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit  të rastit, kundër sulmuesit dom të parashtrohet ankesë përkatëse.

Exit mobile version