Site icon PORTALB

MPJ: Nuk ka njohuri për shtetas të pësuar të Maqedonisë në përmbytjet në Hjuston

Ministria e punëve të jashtme, Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme, Shkup

Ambasada e Maqedonisë në SHBA konform komunikimit të realizuar me shërbimet kompetente, deri në këtë moment nuk ka njohuri për shtetas të pësuar të Maqedonisë në përmbytjet katastrofike në Hjuston dhe rrethinë, të shkaktuar nga uragani “Harvi”.

Siç kumtoi MPJ, Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me shërbimet zyrtare, përgjegjëse për ballafaqim me katastrofat natyrore, për çfarëdo informacionesh të reja.

Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht kanë pësuar nga uragani “Harvi, mund ta kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në telefonat në vijim:
00 1 202 390 7418
00 1 202 667 0501
Për çfarëdo informatash të marra shtesë. MPJ me kohë do ta njoftojë opinionin e Maqedonisë.

Exit mobile version