Site icon PORTALB

NPK “Tetovë” publikoi informata të reja në lidhje me ujin për pije në Tetovë (Dokumente)

Uji i pijshëm, ujë për pije

Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) “Tetovë” nëpërmjet kumtesës së dërguar njofton se “uji në Tetovë është i pastër sa i përket gjendjes mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije”, pas publikimit të lajmit se uji në Tetovë është i ndotur me “Esheria koli”, njofton Portalb.mk.

“Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës është i pastër për pije. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08). Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije”,  thuhet nga rezultati i Shëndetit Publik në Tetovë.

 

 

Ndryshe, Komuna e Tetovës nëpërmjet disa fotografive tregon vërshtirësinë e punëtorëve gjatë pastrimit të rrugëve për shkak se mbeturinat hidhen në vende jopërkatëse.

“Punëtorë të ndërmarrjes nga Njësia Punuese “Higjiena Komunale” janë duke bërë pastrimin nga minideponitë e krijuara nga mbeturina të ndryshme dhe materiale inerte të hudhura në vende jopërkatëse nëpër qytet.
Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” Tetovë i lut qytetarët që të bëjnë hudhjen e mbeturinave në vendet përkatëse për mbeturina”, thuhet nga NPK “Tetovë”.

Exit mobile version