Site icon PORTALB

Mbi 1.000 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Siera Leone

Siera Leone

Siera Leone

Mbi 1.000 persona e kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet që e kanë goditur Siera Leonen para dy javësh.

Qeveria e Siera Leone paraprakisht kumtoi se e kanë humbur jetën 450 persona, por ekipet e shpëtimit dhe punonjësit humanitarë paralajmëruan se me siguri ndonjëri prej 600 të zhdukurve nuk ka mbijetuar.

Bilanci i saktë i viktimave ende nuk është kumtuar, ndërsa ekipet e shpëtimit e vazhdojnë hetimin për personat e zhdukur.

Exit mobile version