Site icon PORTALB

LR-PDSH zyrtarisht ndryshoi emrin në Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët

LR PDSH informoi sonte se nga sot mban emrin “Aleanca për Shqiptarët”.
“Në bazë të vendimit të Kuvendit Qendror të LR PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy Kongreseve, si dhe pas përfundimit të procedurave juridike, bazuar në kërkesën e kuvenendarëve, të cilët në mënyrë unanime përkrahën emërtimin e ri të subjektit politik tani më me emrin: Aleanca për Shqiptarët. 
Po ashtu në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, u bisedua edhe për zgjedhjet lokale, si dhe mundësitë e koalicionimeve me subjektet tjera politike që për qëllim do të kishte ndryshimin e aspektit të menaxhimit të Komunave për të mirën e qytetarëve si dhe mundësitë që Aleanca për Shqiptarët të fitojë sa më shumë Komuna urbane dhe rurale.” kumtoi kjo parti.
Exit mobile version