“Abetarja mbarë kombëtare” që harroi gjithë shqiptarët

Përderisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë kanë përzgjedhur shtëpinë botuese që do të botojë Abetaren mbarë kombëtare , udhëheqësi i zyrës për zhvillim, Fadil Lushi thotë se abetarja e cila cilësohet si abetare mbarë kombatëre shqiptare, nuk i ka përfillur shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të zi dhe Luginës së Preshevës.

Lushi thotë se këto janë arsye të mjaftueshme që ai të mendoj se kjo abetare nuk mund të quhet mbarë kombëtare. 

Lushi mendon se edhe nëse Ministria e arsimit në Maqedoni pajtohet që nxënësit shqiptarë në Maqedoni të mësojnë me këtë abetare,  këtu tek ne  mësimi i abetares bëhet që nga klasa e dytë të arsimit 9 vjeçarë për dallim nga Kosovës dhe Shqipëria ku bëhet që nga klasa e parë.

Ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë kanë përzgjedhur në Tiranë shtëpinë botuese me Kodin 1002 për botimin e Abetares së përbashkët “Shqipëri- Kosovë”, e cila pritet që të jetë e gatshme në fillim të vitit shkollor 2012/2013.

Raportohet se Abetarja fituese është paraqitur nga shtëpia botuese Pegi në Shqipëri dhe ajo Dukagjini e Kosovës.

 Autorët janë Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj, ndërsa nga pala kosovare janë Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button