Kampionati botëror i mjekrave dhe mustaqeve (Video)

Në Bad Schussenried të Gjermanisë është mbajtur kampionati botëror i mjekrave dhe mustaqeve. Në garë ishin të pranishëm 163 pjesëmarrës nga SHBA, Franca, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania.

Pjesëmarrësit kanë garuar në gjithsej 18 kategori, ndërsa disa prej tyre ishin “mustaqet mbretërore”, “mustaqet freestyle”, “mjekra e musketarëve”, “mjekra natyrore me mustaqet e stilizuara” etj.
Më të vlerësuar ishin Jens Mueller (“mjekra trendi”) dhe Lutz Giese (“mjekra kineze”), të cilët morën nga 49.5 pikë (50 pikë është maksimumi).

Kjo garë mbahet që nga viti 1987, ndërsa prej rregullave – mes tjerash – nuk lejohen ngjyrat jonatyrore të mjekrës, si edhe janë të ndaluara maskat dhe makijazhi./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button