Site icon PORTALB

Shkup, një punëtor është në rrezik jete nga rënia nga skela

Ilustrim

Një punëtor ndërtimi është në rrezik për jetë pasi dje ka rënë nga skela nga objekti në ndërtimin e rrugës “Ruzvelltova” në Shkup.

Policia kumtoi se dje në orën 15:26 minuta në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, nga Qendra urgjente Shkup është paraqitur se tek ata është sjellë një person i lënduar A.J. (47) nga Shkupi, i punësuar në firmën “Trimina”.

A.J. ndodhet në komë në KARIL, nuk është kontaktibil dhe ndodhet në rrezik për jetë, theksojnë nga MPB.

Exit mobile version