Site icon PORTALB

RTVM do të paguajë mbi 400 mijë euro për shërbime të agjencisë autoriale

RTVM

RTVM

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) planifikon të harxhojë 25 milionë denarë ose pothuajse 406 mijë euro pa TVSh për përgatitje të marrëveshjeve autoriale, marrëveshje në vepër, marrëveshje për honorarë, sigurim të autorizimit për publikimin e veprave, transferim të mjeteve të autorëve dhe bartës të së drejtës autoriale jashtë dhe e kundërta dhe shërbime të tjera nga agjencia autoriale, transmeton Makfaks, njofton Portalb.mk.

Furnizimi i shërbimeve parashikon edhe përgatitje të marrëveshjeve për nxjerrjen e faturave për pagesën e honorarëve.

Shpallja është publikuar me zbatimin e procedurës së hapur dhe agjencisë elektronike përmes sistemit elektronik të furnizimeve publike. Në dokumentacionin e tenderëve shkruan se përqindja e provizionit të agjencisë autoriale do të bëhet në konsultim me honorarëve.

Exit mobile version