Site icon PORTALB

Stoltenberg: Rusia e rrezikon stabilitetin në Evropë

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg, e akuzoi Rusinë se “me sjelljen e tij agresive e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”.

“Ne sipas shembullit të Luftës së ftohtë aktivisht bashkëpunojmë që të ndërtojmë partneritet strategjik me Rusinë”, tha Stoltenberg në konferencën e mbrojtjes dhe paqes në Itali, transmetojnë mediat franceze.

“Sjellja agresive ruse, megjithatë, e prish stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”, shtoi ai.

Stoltenberg citoi se “ankesimi ilegal rus i Krimesë” paraqert “rastin e parë pas Luftës së Dytë Botërore që ndonjë  vend evropian me forcë ta marrë territorin e një vendi tjetër”.

Rusia vazhdon që ta destabilizojë Ukrainën Lindore. Ky është konflikt me të cilin janë vrarë pothuajse 10.000 ukrainas dhe kjo në masë të madhe e ndryshon kontekstin e sigurisë, shtoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, megjithatë, shtoi se nuk dëshiron konfrontim me Rusinë dhe se  beson fuqishëm në dialog.

Ai gjithashtu, tha se NATO do të dërgojë dy vëzhgues në trajnim të përbashkët ushtarak në Rusi dhe në Bjellorusi, të quajtuara “Perëndimi 17”, pasi u ftuan nga Minsku zyrtar, transmetuan mediat franceze.

Trajnimi ushtarak “Perëndimi 17” do të mbahet nga data 14 deri në 20 shtator në territorin e Bjellorusisë, ndërsa vjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuara midis Rusisë dhe SHBA-së.

Exit mobile version