Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shpallur fitues i çmimit ‘UEFA – Lojtari i Vitit’, për herë të tretë në karrierën e tij.
Real Madrid sezonin e kaluar e fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, një titull rekord, e ndërsa Ronaldo ishte lojtari kryesor i skuadrës, i cili shënoi 12 gola, duke dhuruar 6 asistime në 13 ndeshje.
Në konkurrencë për çmimin ‘UEFA – Lojtari i Vitit’ ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe portieri i Juventus, Gianluigi Buffon.