Site icon PORTALB

Perfaqësuesit diplomatik të Serbisë kthehen në Shkup

Ambasada e Serbisë

Ambasada e Serbisë

Diplomatët nga Ambasada serbe në Maqedoni, të cilët të dielën janë tërhequr në konsultime në Beograd, paradite janë nisur për në Shkup. Sipas Agjencisë së lajmeve “Beta” anëtarët e parë të personelit tashmë kanë arritur, ndërsa gjatë ditës do të kthehen të gjithë.

Sipas MPJ-së serbe, ambasadorja serbe në Shkup Dushanka Divjak Tomiq kthehet në Shkup më 31 gusht. Pritet ajo të kërkojë takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev më 1 shtator.

Presidneti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, megjithatë, sot në beograd do ta presë ambasadoren e Maqedonisë, Vera Jovanovska Tipko.

MPJ-ja serbe informoi edhe se ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, nesër do të kenë takim në Nish, ku “me rrugë të dialogut do të fillojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura me qëllim të avancimit të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve dhe dy popujve”.

Për tërheqjen e personelit serb nga Ambasada në Shkup, dje me telefon kanë biseduar Zaev dhe Vuçiq. Ata arritën marrëveshje, siç thuhet në kumtesën e përbashkët, që Maqedonia dhe Serbia të punojnë në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, ndërsa çdo mosmarrëevshje eventuale të zgjidhet ekskluzivisht me dialog. U pajtuan që pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për çështje të rëndësishme politike rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkarisht të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për avancimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të Maqeodnisë dhe Serbisë dhe qytetarëve të të dy vendeve.

Exit mobile version