Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Chelsea.
Por, tabloidi britanik “The Sun” shkruan se gjiganti katalan ka identifikuar një përforcim tjetër nga Premierliga.
Mesfushori i Chelseas, Willian është objektiv i ri i klubit nga Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.
Willian është futbollist i rëndësishëm në formacionin e menaxherit Antonio Conte.
Por, ai mund të joshet nga mundësia e transferimit te Barcelona për të formuar repartin sulmues së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez.