Presidenti amerikan Donald Tramp është serioz në kërcënimin që ta sakrifikojë Qeverinë federale për shkak të ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Hekabi Sanders.
Ajo theksoi se Tramp nuk ka fshehur se ndërtimi i murit do të jetë prioritet dhe ai pret të bashkëpunojë me Kongresin për plotësimin e këtij qëllimi.
“Nëse duhet do ta sakrifikojë edhe Qeverinë tonë, por murin do ta ndërtojë”, tha Tramp gjatë tubimit në Feniks, në shtetin Arizona.
Dhoma përfaqësuese veçmë e ka miratuar propozim-ligjin për buxhet, i cili parashikon financimin e ndërtimit të murit mbrojtës përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim që të pengohet migrimi ilegal. Megjithatë nuk është e sigurtë se teksti i ligjit do të kalojë në Senat, ku demokratët janë shumicë.