Site icon PORTALB

Ndërroi jetë Gjorgji Ristevski, gazetar në gazetat “Veçer” dhe “Ekspres”

Gjorgji Ristevski Xhoster

Gjorgji Ristevski Xhoster

Sot në Shkup, në moshën 57-vjeçare, papritur ndërroi jetë Gjorgji Ristevski Xhoster, gazetar shumëvjeçar në gazetat “Veçer” dhe “Ekspres”.

Karrierën e gazetarisë e ka filluar në rubrikën e qytetit në “Veçer” ndërsa ka qenë edhe në redaksinë e politikës së jashtme, zëvendës i kryeredaktorit dhe shef i marketingut në gazetë.

Trupi me arkivolin e Ristevskit do të ekspozohet në kishëzën në varrezat e Butelit  nesër nga ora 12, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13.

Exit mobile version