Të gjithë ëndërrojmë të kemi një buzëqeshje të përsosur.
Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa mënyra efektive për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale – e krejt kjo mund të bëhet në shtëpinë tuaj!
Sodë buke me lëng limoni
Hidhni pak sodë buke në furçën e dhëmbëve dhe shtojani disa pika lëng limoni për t’i zbardhur dhëmbët.
Mbani mend të mos e përdorni këtë metodë më shpesh se një herë në javë, sepse mund t’jua dëmtojë dhëmbët apo mishin e dhëmbëve.
Kripë deti, lëng limoni dhe pastë dhëmbësh
Përzieni gjysmë lugë gjelle kripë deti me lëng limoni dhe pastë dhëmbësh. Produktin e fituar vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të qëndrojë një minutë para se ta pastroni gojën.