Site icon PORTALB

Vendim i befasishëm, pensionohet Wayne Rooney

Wayne Rooney

Wayne Rooney

Wayne Rooney ka marr një vendim të rëndësishëm në karrierë. Pas transferimit të tij në Everton nga Manchester United, Rooney ka vendosur pensionimin nga Kombëtarja e Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 31-vjeçari për mediat angleze. Rooney filloi të luante me “Tre Luanët” qysh në moshën U15 ku bëri katër paraqitje dhe shënoi 2 gola.

Më pas ai luajti edhe për U17 dhe U19, ku në vitin 2003 filloi me ekipin A të Kombëtares së Anglisë, ku bëri afro 125 paraqitje dhe shënoi 56 gola.

Vlen të përmendet se Rooney së fundi shënoi golin e 200-t jubilar në Premier Ligë.

Exit mobile version