Forcat irakiane për herë të parë kanë çliruar vendbanim në Tal Afar nga organizata terroriste DEASH, në të cilin jetojnë banorë turkmenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i njësisë speciale pranë ushtrisë irakiane, Abdulemir Muhammed, për AA tha se njësitet speciale nga organizata terroriste kanë çliruar vendbanimin Kifah el-Simali, në perëndim të Tal Afar.
Sipas tij përskaj përleshjeve intensive me të cilat përballen pjesëtarët e forcave të sigurisë arritën të thyejnë vijën mbrojtëse të DEASH-it dhe vendosën kontroll mbi vendbanimin.
Gjeneral koloneli i cili udhëheq aksionin në Tal Afar, Abdulemir Yarullah, njoftoi se forcat e brigadës së 16-të morën edhe rafinerinë e naftës Kesk.
Yarullah deklaroi se forcat irakiane morën edhe fshatrat Tastiyye dhe Tel el-Simen.
Kryeministri i Irakut, Haidar el-Abadi, të dielën njoftoi se ka filluar aksioni për çlirimin e Tal Afar nga DEASH-i.