Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka mirëpritur strategjinë e re që presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar mbrëmë për Afganistanin.
Pasi ka rikujtuar se NATO ka vendosur për rritjen e pranisë aktuale të aleatëve në Afganistan, Stoltenberg, ka ndarë informacionin se në vend ndodhen afërsisht 12 mijë njësi të NATO-s, dhe ka njoftuar më tej se më shumë se 15 anëtarë të NATO-s do të sigurojnë kontribut shtesë ndaj Misionit “Mbështetja e Vendosur” që ndërmerret nga aleanca.