Site icon PORTALB

Trump nuk i tërheq trupat nga Afganistani

Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka thënë që tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të linte një vakum i cili do të përmbushej nga terroristët.

Ai deklaroi që instinkti i tij primar ishte tërheqja e forcave amerikane, mirëpo ka vendosur që të qëndroj që “të luftoj për të fituar”, duke i evituar gabimet që ishin bërë në Irak.

“Amerika do të punoj në bashkëpunim me qeverinë afgane, përderisa shohim progres dhe angazhim” ka thënë Trump.

Ndërsa Talebanet janë përgjigjur duke thënë që Afganistani do të shndërrohet në një tjetër varrezë në qoftë se SHBA-ja nuk i tërheq trupat e saj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version