Site icon PORTALB

Në Greqi për tre ditë kanë arritur më shumë se 600 migrantë

Foto arkivi

Në ishujt greke në Detin Egje gjatë tre ditëve të kaluara kanë arritur gjithsej 633 migrantë dhe refugjatë, kumtuan sot autoritetet lokale.

Në Hios janë regjistruar 256, në Samos 230, ndërsa në Lezbos janë paraqitur 147 refugjatë dhe migrantë të sapoarritur.

Nga Turqia në Greqi këtë vit kanë hyrë më shumë se 12.000 migrantë, që është zvogëlim i konsiderueshëm prej 161.000 refugjatëve, të cilët kanë hyrë në Greqi vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, kumtoi IOM.

Exit mobile version