Site icon PORTALB

Lukarevska: 37 ndërmarrje u amnistuan nga pagesa e detyruar e borxheve

DAP

DAP

“Rreth 37 ndërmarrje ishin më të autorizuara para ligjeve në krahasim me ndërmarrjet tjerat, ato kanë qenë të përjashtuar nga pagesa e detyruar e borxheve”,  kështu deklaroi sot drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), Sanja Lukarevska. Në veprimin joligjor të Drejtorisë ishin kyçur funksionar të lartë nga pushteti i mëparshëm. Deri tani vetëm dy të punësuar në DAP janë përfshirë procedurën disiplinore, njofton Portalb.mk.

“Në dy vitet e kaluara gjegjësisht në periudhën vitit 2015 dhe 2016, 37 ndërmarrje nga Shkupi dhe subjekte private dhe shtetërore janë larguar nga procedura për pagesë të detyruar për borxhet me miliona”, deklaroi Lukarevska.

Sipas saj, bëhet fjalë për amnisti në pagesën e tatimi në mbrojtje të buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Lukarevska tha se askush nuk guxon të amnistohet dhe se nuk guxon t’i zbulojë emrat e firmave. Ajo paralajmëroi hetim dhe procedurë për përgjegjësi disiplinore për të punësuarit në DAP që ishin të përfshirë në këto procedura joligjore.

Exit mobile version