Bërnabiq për Ambasadën e Serbisë në Maqedoni: Nuk bëhet fjalë për punë të vogël
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, me rastin e situatës me Ambasadën e Serbisë në Maqedoni tha se “nuk bëhet fjalë për punë të vogël” dhe se ajo ka pasur konsultime me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Dacçiq, njofton Portalb.mk.
Ajo përpara gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, paralajmëroi se së shpejti do të ketë kumtesë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, në të cilën tani për tani, ashtu siç tha, “bashkërisht po përgatitet.
Të gjithë të punësuarit në Ambasadën e Serbisë, mbrëmë janë ftuar në konsultime urgjente në Beograd.