Në Vallandovë sot do të mbahet referendum ku banorët do të shprehen nëse janë “për” ose “kundër” hapjes së xeheroreve, njofton Portalb.mk.
Me këtë ata do të shprehet se a janë edhe “për” ose “kundër” vazhdimit të punës së xeherores “Kazandoll”.
Që referendumi të jetë i suksesshëm duhet të dalin më së paku 5.200 banorë në votim. Paraprakisht për xeheroret qëndrim kanë shprehur edhe banorët e Bogdancit, Dojranit dhe Gjevgjelisë.