Lëvizja Eco Guerilla përmes një komunikate për media sot ka reaguar ashpër ndaj zjarrit masiv që ka kapluar deponinë e egër në hyrje të Tetovës, duke kërkuar urgjentisht nga institucionet që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës lidhur me rastin.
Ndryshe një zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e mesditës në deponinë e egër në hyrje të Tetovës.
Flakët e zjarrit sipas zjarrfikësve janë ndezur që në orët e mëngjesit, por me intervenimin e tyre ata janë shuar, megjithatë, rreth orës 13, zjarri shpërtheu sërish, por kësaj radhe me përmasa shumë më të mëdha.
Në pamundësi që vetë zjarrfikësit e Tetovës të merren me shuarjen e zjarrit, në ndihmë janë kyçur edhe zjarrfikësit nga Gostivari.