Site icon PORTALB

Ndizet deponia e Tetovës, banorët rrezikojnë të mbeten pa energji (FOTO/VIDEO)

Deponia e Tetovës, 19 gusht 2017

Sot është përfshirë nga flakët deponia e Tetovës. Flakët kanë përfshirë gjithë deponinë dhe linjën e tensionit të lartë që kalon përmes kësaj deponie.

Nga burime jozyrtare mësohet se zjarri i është vënë qëllimisht. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur zjarrfikësit e njësisë së Tetovës dhe po punohet për vënien nën kontroll të flakëve, transmeton Alsat M.

Exit mobile version