Site icon PORTALB

Shkolla e tetë për liderë të rinj e presidentit Ivanov

Ivanov

Gjithsej 40 pjesëmarrës dhe 22 ligjerues nga Maqedonia, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Kina do të jenë pjesë e Shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të presidentit Gjorge Ivanov këtë vit për herë të tetë do të mbahet në Ohër, prej 21 deri 31 gusht.

Qëllimi i kësaj shkolle, siç njoftojnë nga kabinebti i presidentit, është që t’ju mundësojë të rinjve të talentuar dhe inovativë nga Maqedonia t’i avancojnë dhe shtojnë aftësitë e tyre.

Ndër ligjëruesit e Shkollës për liderë të rinjë këtë herë janë ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, drejtori përgjithsëm i ‘TAV Aeroporte’, Sani Shener, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, Stefan Vodenicharov, dekani i kolexhit Shvarcman pranë universitetit Çinghua, David Pan, profesori nga shkolla Uarton pranë universitetit Pensilvania, Gjorgjia Petkovski, si dhe një nga ekspertët kryesorë të biznes menaxhmentit, David Goldsmit.

Exit mobile version