Departamenti amerikan i Shtetit e ka miratuar shitjen e sistemeve raketore mobile për Rumaninë në vlerë prej 1,25 miliardë dollarë, informoi shërbimi për bashkëpunim në mbrojtje dhe sigurim i Pentagonit, e cituar nga mediumet britanike.
Shërbimi e ka informuar Kongresin për marrëveshjen me Rumaninë, që është e mundur të lidhet këtë javë.
“Lokid Martin” është kontraktuesi kryesor i marrëveshjes.
Rumania ka kërkuar 54 sisteme artilerike raketore “HIMARS” dhe pajisje adekuate për to, thuhet në kumtesë.