Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germain në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Tabloidi britanik The Sun shkruan se e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë ku kërkohet nga skuadra e Arsenalit.
Klubi francez ka njoftuar yllin gjerman se duhet të largohet nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar të verës.